Vdes një 50 vjeçare në QKUK, djali i saj akuzon mjekët

Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në një familje prizrenase, pasi familjarja e tyre ndërroi jetë derisa po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte dërguar që dy ditë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Vdekja e viktimës është cilësuar e dyshimtë, pas denoncimit të birit të saj, i cili po dyshon për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije seviktima është një 50-vjeçare nga Prizreni, e cila fillimisht ishte trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por për shkak të gjendjes serioze ishte transportuar për në QKUK.

Ajo ka humbur jetën dje në QKUK dhe rasti është denoncuar menjëherë në Polici nga djali i saj, i cili ka kërkuar që rasti të hetohet, pasi ka dyshime se mjekët që kanë kryer intervenimin nuk e kanë trajtuar siç duhet dhe për pasojë ajo ka ndërruar jetë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe marrjen e të gjitha veprimeve që çojnë në zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

Lexo edhe:  Edona dhe Blero: Nëse ha hudër në Gjermani, nuk lejohet të dalësh jashtë shtëpisë