Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4,4 të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e të martës në Shqipëri, raporton A2 CNN.

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 5:04, pranë Krujës, rreth 16 km larg Tiranës.

Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 5 km.

Tërmeti u shoqërua me disa paslëkundje, te magnitudës 2,2. Përgjatë ditëve të fundit, disa tërmete janë regjistruar në detin Jon, pranë brigjeve greke

Lexo edhe:  Destabilizohet moti: Ky është parashikimi për sot dhe dy ditët e ardhshme