Kapet në flagrancë hajni i biçikletave në Vushtrri, arrestohet nga policia

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në vazhdimësi të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për katër raste të veprave penale ‘vjedhje’.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin Y. Rr., 36 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se javë më parë në katër lokacione të ndryshme në Vushtrri, ka kryer veprat penale ‘vjedhje’ ku cak i këtyre vjedhjeve ishin katër biçikleta.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar katër biçikletat e vjedhura.

Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Qytetet dhe fshatrat që mbesin pa energji elektrike