Ky është punonjësi i policisë që u suspendua në Prizren, dyshohet se ngacmoi një të mitur
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuare sot një punonjës të Policis së Kosovës, pasi i njëjti po dyshohet për veprën penale “ngacmim seksual”.
Gazeta Sinjali merr vesh se punonjësi është: Adem Ugraj, i cili është mirëmbajtës i objektit të Policisë në Prizren.
Sipas njoftimit të IPK-së, dyshohet se i arrestuari për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim ndaj një të miture në afërsi të shkollës së kësaj të fundit.
“I dyshuari, me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren dërgohet në mbajtje për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij”, thuhet në njoftim.