Tragjike: Vetura godet për vdekje një këmbësore në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Babimoc, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Borovci.

Lexo edhe:  Rrebeshe shiu me bubullima, parashikimi i motit për fundjavë