Serbi sulmon zyrtarin policor në Jarinje dhe ikë në pjesën e kufirit të Serbisë

Një zyrtar policor është sulmuar dje në pikën kufitare në Jarinje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:20.

I dyshuari në fjalë, serb me shtetësi kosovare, ka rezultuar si person i kërkuar në sistemin BMS, gjatë kontrollit dhe verifikimit

I njëjti ka arritur të hap derën e automjetit, duke e shtyrë policin, për t’u larguar me shpejtësi, duke dalur në anën serbe të kufirit.

Policia ka bërë të ditur se prokurori është njoftuar për rastin.

Rasti i iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” është në procedurë hetimore.

Lexo edhe:  Detektivja shqiptare: Tradhtarë janë burrat e martuar dhe biznesmenët mbi 30 vjeç