Presantohen dy opsione për vizat, Von Cramon: Vendimi më së largu në dhjetor

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se në mesin e nëntorit apo fillimin e dhjetorit do të merret vendimi sa i përket liberalizmit të vizave për Kosovën nga një votim nga Këshilli Evropian.

Por ajo ka thënë se në tavolinë janë dy opsione, e para ajo që mund të ketë kushte të reja e që sipas saj do të ishte e padrejtë apo vendimi për liberalizim të vizave.

“Mendoj se mund të pritni një vendim që është i sigurt, vendimi do të jetë diku ka mesi i nëntorit ose fillimi i dhjetorit. Pyetja është se nëse vendimi do të qojë për kushte të reja që do të ishte e padrejtë apo do të ketë një vendim”, ka thënë ajo në një konferencë për media të mbajtur të hënën në Prishtinë.

Ajo ka thënë se përveç Francës ka edhe shtetet tjera që kanë hezitime sa i përket liberalizimit të vizave.

Raportuesja në PE për Kosovën, tha liberalizimi i vizave nuk po shtyhet për shkak të dialogut me Serbinë, por se disa vende ende kanë hezitime.

Ajo përsëriti se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim.

“Nuk ka kurrfarë ndëshkimi sa i përket liberalizimit të vizave për shkak të mungesës së rezultateve në dialog, kjo nuk është e vërtetë. Mendoj se diskutimet në këshill janë për gjendjen në teren dhe për këtë me vjen keq. Kosova vërtetë ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe nuk mund të lidhet me çështjen e dialogut. Kjo ka të bëjë me disa diskutime sepse disa shtete ende kanë hezitim”, tha ajo.

Lexo edhe:  Djegia e bredhit në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit, Policia arreston 4 persona