Pyetet nëse ka kontribuar më shumë se ushtarët e UÇK’së, Nexhi: Ma shumë se 1 mijë

Analisti i njohur televiz në Kosovë, Nexhmedin Spahiu, përbëri lajm këto ditët e fundit pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë në Beograd, Marko Djuric.

Nexhi në një intervistë për tëvë1 foli gjerë e gjatë për takimin e tij me Djuric në Beograd, duke e krahasuar sërish me luftën e Adem Jasharit.

Kur u pyet se pse e takoi Djuricin, Nexhi tha se kjo është sikur ta pyesësh Adem Jasharin se pse luftoi.

Më pas, duke rikthyer një deklaratë të mëhershme për kontributin e tij dhe të ushtarëve të UÇK-së, gazetari e pyeti nëse Nexhi ka kontribuar më shumë se 100 ushtarë.

“Po nashta ma shumë se 1 mijë”, u përgjigj Nexhi në këtë pyetje.

Spahiu u takua me Djuricin në Beograd fundjavën që shkoi, teksa tha se aty ka biseduar për marrëdhëniet ndëretnike dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Lexo edhe:  Vrasje në Kaçanik, shoferi i një veture qëllohet me breshëri plumbash