Dorëzohet Tush Frroku i dyshuari për vrasjen në Klinë javën e kaluar

Tush Frroku, i dyshuar për vrasjen e Anton Prelës më 7 gusht në Klinë është dorëzuar në Polici.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Tush Frroku gjendet ne Stacion Policor, ku me urdher te prokurorit te shtetit do ndalohet fillimisht per 48 ore dhe brenda afati ligjor ndaj tij do parashtohet kerkesa per cakitimin e mases se paraburgimit”, tha ai.

Frroku dhe Prela ishin familljarë mes vete.

“Viktima ishte i martuar me motren e të akuzuarit. Ndërsa edhe ky i fundit, ishte i martuar me motrën e viktimës”, kishte thënë Nikçi disa ditë më parë për Express.

Lexo edhe:  Kurti: Barrikadat kanë qenë më shumë kundër Rashiqit dhe Trajkoviqit se kundër meje