Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë, por jo- stabil. Priten intervale të gjata kohore me diell, por edhe zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Zhvillimet do të jenë të karakterit lokal, ndërsa vende-vende mund të ketë ndonjë shtrëngatë të fuqishme me breshër. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Mërkurën pritet të mbajë mot mjaft jo-stabil, edhe pse i ngrohtë. Përpos intervaleve kohore me diell, parashihen zhvillime të fuqishme konvektive, me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat relativisht të larta, për të pësuar ulje në kohën dhe rajonet me vranësirave të dendura dhe rrebesheve të shiut.
Të Enjten dhe të Premten pak më ngrohtë, por jo tërësisht stabil. Në disa zona priten zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Për fundjavë mund të kemi përkeqësim të motit me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë si pasojë e një cikloni më të ri me origjinë nga Afrika veriore./MeteoBallkan