Trupi i terroristit Nedeljkoviq pritet si hero në Kralevë

Skena të turpshme janë parë ditën e sotme në Kralevë të Serbisë, atje ku qindra qytetarë dolën për ta pritur trupin e terroristit Stefan Nedeljkoviq, që u dërgua për t’u varrosur.

Nedeljkoviq ishte njëri nga terroristët e vrarë gjatë gjuajtjeve me armë zjarri me Policinë e Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.

Kufoma e tij u prit nga disa qytetarë që kishin ndezur fishekzjarre.

Në mesin e tyre kishte edhe qyetetarë të veshur me bluza që kishin mbishkrime nacionaliste.

Pamjet e turpshme:

Lexo edhe:  Dalin pamjet si në filma: Momenti kur policia e shtrin për toke dhe e arreston taksistin