Zhduket me veturën që e merr me qira – pronari alarmon Policinë, kërkohet ndihma e qytetarëve

Një rast i dyshuar mashtrimi është raportuar në Policinë e Kosovës nga një qytetar nga Gjilani, ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për rikthimin e veturës së tij që nuk është kthyer sipas marrëveshjes së qirasë.

Sipas ankuesit Lirim Halili, më 06.05.2025, një person ka marrë me qira një VW Tiguan me targa 06-663-EL, me afat kthimi më 09.05.2025.

Vetura ishte marrë për t’u përdorur në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, por pas përfundimit të afatit, personi në fjalë nuk e ka kthyer veturën dhe ka ndërprerë çdo kontakt, përfshirë numrin e telefonit 045-838-835, i cili figuron jashtë shërbimit.

Çdokush që ka dijeni për vendndodhjen e veturës së lartpërmendur, mund të njoftojë menjëherë Policinë ose redaksinë tonë.

I shqetësuar për fatin e automjetit dhe për mundësinë e një keqpërdorimi të qëllimshëm, pronari ka kërkuar ndërhyrjen e organeve të rendit.

Pas konsultimit me Prokurorin kompetent, është inicuar procedurë zyrtare dhe është lëshuar urdhër për ndalimin e veturës dhe personit në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, në rast se tentohet largimi nga territori.

Lexo edhe:  Vajza telefonoi nënën për ta pyetur nëse u lëndua nga tërmeti, por e kuptoi që nëna i kishte vdekur para 2 muajsh