Arsenijevic paralajmëron formimin e “Rojes së Lagjes”

Politikani serb Aleksandër Arsenijeviç ka paralajmëruar se do të fillojë formimi i një iniciative të qajtur “Roja e Lagjes”, për, siç thotë ai, ruajtjen e komunitetit, transmeton Jepi zë.

Ai thotë se kjo po bëhet për shkak të sulmeve e ngacmimeve seksuale në qytet dhe fton qytetarët pa dallim feje e etnie, t’i bashkohen.

Arsenijeviç njofton se ditëve në vazhdim serbët në veri ‘do të fillojnë organizimin e ekipeve nëpër rrugë dhe lagje, ndarjen e detyrave dhe kontakteve, si dhe mbajtjen e trajnimeve për njohjen dhe raportimin e rrezikut’.

Një paralajmërim i tillë vjen në kohën kur po mbyllen institucionet paralele, derisa rendin në veri e mban Policia e Kosovës.

Lexo edhe:  “Kam me ta jep plumbin në ball”/ Burri e dërgon bashkëshorten te babai i saj dhe e kërcënon me vdekje