Aksidenti i rëndë në Grashticë – dy motra përfundojnë në QKUK në gjendje të rëndë
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se sot rreth orës 11:40, në fshatin Grashticë të Komunës së Prishtinës, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, ku dy persona kanë pësuar lëndime serioze trupore.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda organeve të rendit, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve: Fiat me ngjyrë të hirtë, që drejtohej nga Samire Avdullahu, rreth 29-vjeçare, me pasagjere Anita Avdullahu, rreth 27-vjeçare– të dyja motra dhe me banim në Prishtinë, dhe Volkswagen, që drejtohej nga Brahim Krasniqi, rreth 57-vjeçar , banues po ashtu në Prishtinë.
Të dy motrat kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar menjëherë në QKUK – Emergjencë, ku ndodhen në gjendje të rëndë, por stabile, sipas mjekëve kujdestarë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi hetimor i Njësisë Rajonale për Komunikacion Rrugor, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e para për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Shtetit, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësinë e plotë të palëve të përfshira.