Ky është i riu që dyshohet se është viktima që u gjet dje afër lumit Sitnica

Pasditen e djeshme është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti, derisa tregoi që rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dyshohet se Hazir Bresilla është personi që u gjet i vdekur afër lumit Sitnica.

I riu është nga fshati Zajm i Klinës ndërsa 3 javë më parë ishte shpallur në kërkim edhe nga Policia e Kosovës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme