Ky është 54-vjeçari në Gjakovë që bashkë me nënën e tij ushtruan dhunë psikike ndaj gruas së tij

Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe nuset të cilat kanë probleme me vjehrra.

E për një rast të tillë ka raportuar ekskluzivisht dje Gazeta Sinjali që ka ndodhur në rrugën “Emine Gjakova” në Gjakovë, ku një 51-vjeçare është detyruar të largohet nga banesa dhe kërkoi ndihmë në Polici pasi u kap me vjehërr.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 51-vjeçarja ka deklaruar se për një kohë të gjatë ka qenë e nënshtruar ndaj dhunës psikike nga bashkëshorti i saj, rreth 54-vjeçar dhe vjehrra, rreth 78-vjeçare.

Sinjali mëson ekskluzivisht se burri i 51-vjeçares është Arben Lala, rreth 54-vjeçar.

E gjithë situata kishte nisur kur rrobat e vjehrrës ishin futur me forcë në dhomën e saj, pa pëlqimin dhe kundër vullnetit të saj, e cila ju drejtua nusës: “Kush t’tha m’i shti teshat tua në dhomën timen”.

Ky veprim, që në dukje mund të duket i vogël, ka qenë pikënisja e shpërthimit emocional të viktimës, e cila e ka interpretuar si një tjetër formë përçmimi dhe përjashtimi nga çdo hapësirë vendimmarrjeje në shtëpi.

E ndjerë e papërkrahur dhe e pasigurt, 51-vjeçarja ka refuzuar strehimin institucional dhe është zhvendosur në shtëpinë e prindërve të saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori, i cili pati urdhëruar që të dyshuarit nënë e djalë të procedohen në liri për dhunë në familje, ndërsa 54-vjeçari është ndaluar për 48 orë në një rast tjetër të lidhur me kanosje.

Lexo edhe:  Vrasje në tentativë në Prishtinë: Theret me thikë një i mitur, të dyshuarit në arrati