Parashikimi i motit për 1 Maj

Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira lokale. Pasdite apo në mbrëmje mund të ketë disa zhvillime kryesisht në disa zona kodrinore-malore ku mund të ketë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot i ngrohtë pranveror dhe veror, me diell dhe vranësira lokale. Pasdite vonë rrallë në disa vise malore në Maqedoninë Veriore mund të ketë ndonjë rrebesh lokal shiu me ndonjë bubullimë.

Të Premten na pret mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira lokale. Pasdite rrallë në disa zona kryesisht malore priten zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me ndonjë bubullimë.

Fundjava kryesisht me diell, stabile dhe e nxehtë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vozitje “e çmendur” nga prizrenasi, lëviz 101 km/h në zonën e kufizuar me 40 km/h