Vdes njëra nga pediatret më të njohura në vend
Mjekja e fëmijëve, Dr. Kelmendi përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin për Pediatri e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit.
Deri në pensionimin e saj, u shërbeu fëmijëve në lëminë e pediatrisë.
Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.