Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës

Sot pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat orëve të pasdites pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperatura maksimale deri në 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Dielen pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira e rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Cikloni i shtresave të larta në atmosferë do të jetë edhe të Dielen mjaft aktiv mbi trojet tona, ndërsa nga e Hëna do të zbehet dukshëm ndikimi i tij. Të Hënën rrebeshe të rralla shiu dhe moti do të ketë tendencë stabilizimi.

Nga e marta stabilizim i plotë i motit, por nuk do të jetë shumë nxehtë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Alarm epidemie: Austria mbyll kufijtë e saj nga sot