Dyshohet se vodhi stoli ari në vlerë 20 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 06:00 në Vushtrri nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës është arrestuar një person, i cili dyshohet për vjedhjen e stolive të arit në vlerë rreth 20 mijë euro.

I dyshuari është E.Xh, 41 vjeç.

“Sot rreth orë 06:00, në Vushtrri, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, i cili ka ndodhur në Fushë Kosovë, më datën 20.04.2023, saktësisht në një shtëpi ku janë vjedhë stoli ari (vlera rreth 20000 euro) dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, E. Xh, mashkull, 41 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është proceduar te zyrtarët e stacionit policor në Vushtrri.

Lexo edhe:  Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë për punë sezonale në Finlandë, pa pasur nevojë të marrin viza pune