Temperatura verore: Ky është parashikimi i motit

Sot na pret mot me diell dhe shumë i nxehtë veror.

Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme, ngase masa ajrore direkt nga Afrika veriore do të vijnë në drejtim të viseve tona. Do të fillojnë të fryjnë erëra të ngrohta nga jugu dhe jugperëndimi. Temperatura maksimale deri në 28 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë veror. Temperaturat deri në 30 gradë Celsius në zonat më të nxehta të rajonit.

Të Hënën na pret mot edhe më i nxehtë dhe pritet kulminacioni i nxehtësisë afrikane në Ballkan ku në shumë vise temperaturat do të tejkalojnë shifrën 30.

Në Kosovë parashihet maksimumi 28 apo 29 por nuk duhet përjashtuar mundësinë që të arrijë 30 gradë Celsius. Erërat e ngrohta nga jugu dhe jugperëndimi do të fuqizohen edhe më tutje, ndërkohë që vranësira të shtresave të larta depërtojnë nganjëherë nga Mesdheu.

Të Martën destabilizim gradual i motit, fillimisht në Shqipëri dhe Mal të Zi priten rrebeshe lokale shiu. Në Kosovë ende nxehtë sidomos në lindje të vendit, por me destabilizim gradual me rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Të Mërkurën dhe të Enjten përkeqësim drastik i motit, ulje e temperaturave, erëra të fuqishme dhe rrebeshe shiu, lokalisht me vetëtima dhe bubullimë. Në viset malore do të fillojnë reshje bore. Ka gjasa për reshje intensive shiu dhe rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë. Erërat të Enjten do të ndryshojnë drejtim dhe do të fryjnë nga veriu dhe veriperëndimi./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vrau pronarin e shtëpisë për qiranë, burgoset 34-vjeçari shqiptar