Fund arratisë – Dorëzohen vëllezërit Rusinovci, me vete sjellin edhe armën e krimit

Pas ditësh në arrati dhe në kërkim intensiv nga Policia e Kosovës, Olis dhe Orges Rusinovci i kanë dhënë fund ikjes së tyre.

Sinjali mëson ekskluzivisht se sot, dy vëllezërit janë dorëzuar para organeve të rendit, duke sjellë me vete edhe armën e zjarrit që dyshohet se e përdorën në atentatin që tronditi Prishtinën më 16 prill.

Në atë natë dramatike, plumbat lanë një të ri të shtrirë për jetë a vdekje, ndërsa dy të dyshuarit u zhdukën në errësirë.

Sot, pas presionit të madh dhe operacioneve të njëpasnjëshme policore, drejtësia i afroi para vetes. Me urdhër të Prokurorisë, Olis dhe Orges Rusinovci janë ndaluar për 48 orë, ndërsa arma që dyshohet se u përdor për tentim-vrasje është sekuestruar si provë materiale.

Rasti është në hetim të thelluar dhe burimet e Sinjalit thonë se priten arrestime dhe zhvillime të tjera të bujshme në ditët në vijim.

Lexo edhe:  Analisti i VV-së fajëson policët e kidnapuar: Marre po më vjen që s’kanë rezistu