Avni Dehari nuk zgjedh: Me këdo që bëhet koalicioni për mua është njësoj

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Avni Dehari, gjatë regjistrimit si deputet në Kuvend, tha se për të është njësoj me këdo që partia e tij vendos të bëjë koalicion për të formuar qeverinë.

“Me këdo që bëhet koalicioni për mua është njësoj”, tha shkurt Dehari.

Dje gjatë ditës shumica e deputetëve të Vetëvendosjes që u regjistruan hezituan të tregojnë nëse kanë arritur një marrëveshje koalicioni, megjithëse thuajse secili u shpreh i bindur se Qeveria Kurti 3 po vjen.

Lexo edhe:  Nesër Naim Murseli del para gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt