Ujësjellësi Rajonal nuk i bën rehat qytetarët e Vushtrrisë, disa pjesë deri nesër pa ujë të pjesë

Ujësjellësi Rajonal nuk po mund t’i bëjë rehat me furnizim me ujë të pijes qytetarët e Vushtrrisë.

Sipas këtij Ujësjellësi, për shkak të një rrjedhjeje në gypin sekondar të ujit në dalje të qytetit tek “Emona”, rrugët “Avni Klinaku”, “Qemajl Shaqiri”, “Qerim Qerimi” dhe “Qanak Kala” kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.

Po ashtu, fshati Bajskë ka mbetur pa furnizim me ujë të pijes për shkak të një rrjedhjeje në gypin anësor në rrugën “Emin Uka”.
Sipas një njoftimi të Ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijes pritet të rikthehet nesër, pas përfundimit të punimeve për sanimin e problemeve.

Lexo edhe:  "Kurti bëri gabim...", befason deputeti i VV-së: Kontributi i Edi Ramës është shumë i madh për Kosovën