Arrestohet zyrtari policor në Bukosh të Vushtrrisë 

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në orët e hershme të mëngjesit një zyrtar policor pasi kishte gjuajtur me armë zjarri pas orës 3 të mëngjesit në një lokal në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Siç raporton gazetari korrespondent, Urall Boshnjaku, pas disa veprimeve hetimore, me dyshimin se ky zyrtar ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lexo edhe:  Këta janë babë e bir të dyshuar për vrasjen në tentativë në Zllatar, gjithë sherri nisi për 400 euro borxh