Serbët nga Kosova u nisën në këmbë për në Beograd në mbështetje të Vuçiqit

 

Serbët nga Kosova janë nisur herët në mëngjes sot nga pikëkalimi kufitar Jarinje në këmbë drejt Beogradit, për të marrë pjesë në tubimin e SNS në atë qytet të shtunën, më 12 prill.

Serbët nga Graçanica, Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potok dhe Leposaviqi, u nisën për në Beograd.

Siç thonë ata, me gjestin dhe përpjekjen e tyre duan të mbështesin presidentin Aleksandër Vuçiq, vendin e tyre Serbinë dhe t’i japin mbështetje Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, e cila do të prezantohet në atë kohë.

Lexo edhe:  Arratiset një 16 vjeçar nga burgu në Lipjan, Policia në kërkim të tij