I vrari mbrëmë në Prishtinë ishte familjar i ish-kolonelit të FSK-së: “Kur vrasësit vrasin edhe mysafirët në restorant”

Viktima e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, i cili ndërroi jetë mbrëmë në QKUK ishte Naser Gashi rreth 60 vjeçar.
Ai ishte edhe familjar i ish kolonelit të FSK-së, Afrim Veselit.

Veseli përmes një reagimi në rrjetin social Facebook shprehet se rruga e tij ishte “shtëpi, punë e xhami”.

 

 

“Euu tezak shpirti dritë të baftë. Rruga jote ishte shtëpi punë e xhami. Kur vrasësit vrasin edhe mysafirët në restorant”, shkruan ai.

Lexo edhe:  Tradhtia mollë sherri mes çiftit në Lipjan: Gruaja e kap mat burrin, ai e bën për spital