Vdes nëna e ish-kryetarit të Ferizajt, Bajrush Xhemailit
Ka vdekur në moshën 90-vjeçarje Fatime Xhemaili, nëna e politikanëve Bajrush e Emrush Xhemaili.
Lajmin për vdekjen e saj e dha djali i saj Bajrushi, njëherazi ish-kryetari i Ferizajt.
“Njoftojmë të gjithë familjarët, shokët, miqtë e dashamirët, se nesër, e hënë, më 24 mars 2025, në ora 11, bëhet mbledhje komemorative, në Teatrin “Adriana Abdullahu”, të Ferizajt, me rastin e vdekjes së nënës sonë Fatime Xhemaili, kurse varrimi bëhet në ora 13, në fshatin Komogllavë, në varrezat e reja të Mëhallës së Tafaliajve, ngjitas me fshatin Gërlicë”, ka shkruar ish-kryetari në Facebook.