Aksident i rëndë në Mitrovicë: Dyshohet se 2 vetura ishin duke bërë gara
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Zhabar të Mitrovicës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ambulanca pasi ka të lënduar nga aksidenti, shkruan “Jepi zë”.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe siç mëson “Jepi zë”, dy nga tri veturat e aksidentuara ishin duke bërë gara.
Një veturë e tipit BMW ka pësuar nga garat që po dyshohet se po zhvilloheshin nga veturat e tjera.
Policia ende nuk ka dhënë informacione zyrtare për rastin.