“A e dini kush jom..”, Sali Devollin e zë sherri me inspektorët që ia gjobitën lokalin për duhan, dyshohet se i ngacmoi

Ndonëse Ligji i cili ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike, ku përfshihen edhe lokalet hoteliere dhe shërbyese, ka hyrë në fuqi një dekadë më parë, as sot e kësaj dite nuk gjen zbatim. Inspektorët të cilët kryejnë kontrolle në këto hapësira, janë ata që përballen me ngacmime, kanosje e përleshje gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Gazeta Sinjali raportoi dje për një rast të tillë që ka ndodhur në lokalin ‘Zade’ në Pejë, të cilit inspektorët i shqiptuan gjobë prej 500 euro por u ballafaquan me ngacmim.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari Sali Devolli, (50) dyshohet se u është drejtuar inspektorëve me fjalë banale e duke i kërcënuar se “do t’i rregullojë ata.”

Sinjali mëson se pasi inspektorët janë larguar që aty dhe janë nisur në drejtim të një komune tjetër, inspektorët sanitarë kanë hasur në një bllokadë nga një veturë të cilën dyshohet se po e drejtonte pronari i ‘Zade’.

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari për tentim vrasjen në Fushë Kosovë, përfundon në ndalim policor