Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit
Të Premten në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe mjaft të ngrohtë për këtë periudhë kohore, megjithatë mëngjesi do të jetë i ftohtë e në disa vende me acar të lehtë. Temperaturat pritet të luhaten nga -1 deri në 19 apo 20 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Premten parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Në disa zona parashihe vranësira të pakta lokale të niveleve të larta atmosferike.
Fundjava do të vazhdojë me mot pranveror. Pritet mot kryesisht me diell, loaklisht me vranësira kryesisht të pakta të niveleve të larta atmosferike. Temperaturat nuk do të ndryshojnë, por do të kemi fuqizim gradual të erërave nga jugu dhe jugperëndimi.
Fillimi i javës së re ende i ngrohtë, me shtim gradual të vranësirave dhe riga lokale shiu fillimisht në Mal të Zi, pastaj edhe në disa pjesë të Shqipërisë e më vonë edhe në Kosovë./MeteoBallkan