Aksident i rëndë trafiku te Ura e Badocit, njësitet policore në vendin e ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa minutash te Ura e Badocit.

Për momentin nuk dihet nëse si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur njësitet policore të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, shihet një veturë e cila ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa shihet edhe një autobus, mirëpo nuk dihet nëse është i përfshirë në aksident.

Lexo edhe:  Rrahmani: Kurti është i vetmi kryeministër që pas më shumë se 10 vitesh, pranoi të zbatoi vendimin e gjykatës kushtetuese që t’ia japë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit