Këta janë pronarët e kompanisë ‘Buna Tours’ që dyshohet se rrahën brutalisht udhëtarin në Gjilan (PAMJE)

Më herët u raportua sot për rrahjen e një udhëtarit nga shoferi dhe konduktori i kompanisë së autobusëve ‘Buna tours’ në Gjilan dhe publikoi pamjet e ngatërresës, që ndodhi të mërkurën, në orët e mbrëmjes. Një debat verbal për ndaljen e autobusit dyshohet se esakloi në sulm fizik dhe për pasojë viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.

Kush janë dy të dyshuarit që u arrestuan dhe u dërguan në ndalim policor?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personat që po hetohen lidhur me këtë rast janë Dardan Bunjaku dhe Xhavit Bunjaku, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Sinjali raportoi se e gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresalc, ku viktima kishte kërkuar që të ndalej autobusi pasi kishte arritur në destinacionin ku duhej të zbriste. Por kjo dyshohet se nuk ishte aprovuar nga shoferi dhe konduktori i autobusit, të cilët janë edhe pronarë të kompanisë ‘Buna Tours’.

Si rrjedhojë ka pasuar një konflikt verbal mes tyre e që më pas të njëjtit janë konfrontuar edhe fizikisht, siç shihet në pamje. Si pasojë e rrahjes, 20-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që i është thyer krahu, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Për tretman mjekësor shkoi në spital edhe njëri nga të dyshuarit, i cili po ashtu mori lëndime trupore.

Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar dy të dyshuarit të cilët më pas u shoqëruan në stacion policor për intervistim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  “Dëshira ime është të takohemi në Çyçavicë dhe jo në Perëndim”, ia kthen selamin Adem Jashari, shokut të tij