Hodhën bomba me tym, deputetja serbe raportohet se pësoi sulm në tru
Për shkak se pozita votoi rendin e ditës dhe nuk u futën dy pika të rendit të ditës që kishte propozuar opozita në Parlamentin e Serbisë gjithçka eskaloi.
Aty u hodhën bomba me tym të kuq e të zi, e gaz lotsjellës. Po ashtu aty u shpalosën edhe pankarta ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”
E derisa këto zhvillime të njëpasnjëshme po ndodhnin, një deputete raportohet të jetë lënduar.
Sic raporton Novosti, deputetja Jasmina Obradoviq ka pësuar goditje në tru.
Një gjë të tillë e deklaroi edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq.
“Jasmina Obradova të cilës i hodhët një bombë shoku ka pësuar infarkt dhe rrezikon të vdesë. Për shkak të juajin një grua po Lufton për jetën”, tha ajo.