Aksident mes tri veturave në Skenderaj, lëndohen dy persona
Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se nga ky aksident janë lënduar dy persona.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 13:30 në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj. Ne aksidnet janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar dy persona”, thuhet tutje në konfirmim.