Ky është personi që u gjet mbrëmë pa shenja jete në Istog

Një person është gjetur i vdekur në Istog mbrëmë në shtëpinë e tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi që është gjetur pa shenja jete është Ukë Izlamaj.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, i moshuari jetonte që një kohë i vetëm dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Propaganda se FSK-ja dikur shkonte në veri pa uniformë: Pamjet e vitit 2015 e demantojnë VV-në, madje aty ishte edhe Agim Bahtiri