Eurodeputeti finlandez: SHBA-ja na dha afat tri javë për ta dorëzuar Ukrainën, përndryshe ik nga Evropa
Eurodeputeti nga Finlanda, Mika Aaltola, ka thënë se SHBA-ja i ka dhënë Bashkimit Evropian tri javë kohë për të rënë dakord mbi kushtet e dorëzimit të Ukrainës. Përndryshe, amerikanët largohen nga Evropa.
Këtë njoftim ai e ka publikuar në median sociale X, duke ngritur kështu një alarm të radhës në rangun e diplomacisë evropiane.
“Shtetet e Bashkuara na kanë dhënë tri javë kohë për të rënë dakord mbi kushtet e dorëzimit të Ukrainës. Nëse nuk e bëjmë, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga Evropa. Trumpi u jep përparësi shqetësimeve të sigurisë së Rusisë tani dhe në të ardhmen. Lërini ata të zotërojnë rrëmujën e tyre. Kemi tri javë për t’u rritur”, ka shkruar Aaltola.