E moshuara la petullat në vaj mbi shporetin e ndezur, ndërsa vet shkoi në spital, shtëpia merr flakë!

Për shkak të rrugës së bllokuar nga makinat e parkuara në rrugë, zjarrfikësit e patën të pamundur të ndërhynë në kohë me mjetet e tyre, për të shuar zjarrin në një shtëpi në lagjen “Dardania” në kryeqytet.

Zjarri dogji kulmin e objektit duke e bërë kështu shtëpinë të pa banuar.

Një e moshuar, banuese në njërën nga hyrjet e këtij objekti, dyshohet se la petullat në vaj, mbi shporetin e ndezur, ndërsa kishte shkuar në qendrën e afërt mjekësore për t’u kontrolluar.

Lexo edhe:  Pasi e “merr uji” minierën, mblidhet urgjent Bordi i Trepçës