E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën pasi u godit dje nga një veturë në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë ka rezultuar me fatalitet, ku për pasojë gjeti vdekjen e një personit pasi u godit nga vetura.

Viktima pas goditjes u dërgua në QKUK për tretman mjekësor, por i njëjti nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Sinjali mëson se viktima është Enver Govori, 63-vjeçar.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët.

I ndjeri do të varroset sot në orën 16:00 në Dragodan.

Lexo edhe:  Këta janë të dyshuarit që vodhën materiale në vlerë të rreth 20 mijë eurove në Ferizaj