Mësohet si vdiq mjeku 35 vjeçar në Gjilan

Gjilani është tronditur nga vdekja e hershme e mjekut 34 vjeçar, Rasim Sefiu.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Sefiu humbi ndjenjat në fushë gjersa po luante futboll me kolegë të tij, dhe nuk arriti të mbijetoj sulmin e pësuar.

Dita e djeshme nuk ishte e lehtë emocionalisht për dokun nga Gjilani ngase kujtonte pikërisht dje 3 vjetorin e vdekjes së babait të tij, ish-doktorit Rexhep Sefiu.

Rasim Sefiu ishte specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale.

Lexo edhe:  Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë, burri i denoncuar për dhunë në familje dërgohet pa shenja jete në QKMF