Më mirë në gjuhë angleze se sa në shqip, rezultatet e nxënësve në Testin e Arritshmërisë

Nxënës të shumtë në vend javë më parë u testuan në kuadër të testit të njohur si i ai i Arritishmërisë.

Pavarësisht se ndër vite pati vërejtje të shumta lidhur me procesin e mbarëvajtjes së këtij testi, procedura vazhdon të jetë e njëjtë.

I ndarë në dy pjesë, ky Test i Arritshmërisë nxori në pah edhe arritjet e shumë nxënësve.

Pavarësisht se pyetjet kishin të bënin me zhvillueshmërinë mësimore ndër vite, këta të fundit suksesin nuk e patën të kënaqshëm.

Madje përqindja e kalueshmërisë së përgjithshme ishte pak mbi 50 për qind.

Lidhur me gjithë këtë, lajmi.net ka kontaktuar ministrinë e Arsimit, nga ku është theksuar se edhe sivjet në testin e Arritshmërisë janë evidentuar disa probleme, në kuadër të qendrave të testimit, si pasojë e mosrespektimit të udhëzimeve të hartuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Problemet e evidentuara gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë: Mospërmbajtja e rregullave dhe udhëzimeve nga komisionerët dhe administruesit e qendrave të testimit, vonesa të administruesve në disa qendra të testimit si dhe përdorimi i telefonave celular nga nxënësit”, u tha në përgjigjen e ministrisë.

Por ishte pikërisht problemi i përdorimit të telefonave celular nga ana e nxënësve që edhe këtë vit nxori në pah se sa ishin të përgatitur këta të fundit.

Në rrjetet sociale, sidomos në atë të Facebook-ut grupe të shumta ishin krijuar, vetëm e vetëm për të publikuar fotografitë e testeve në mënyrë që përgjigjet t’i kenë të gatshme nga jashtë.

Kjo formë e kopjimit në testime bëri që çdo vit kjo mënyrë e testimit të mos rezultojë e suksesshme.

E lidhur me mosrespektimin e udhëzimeve nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se janë marrë masat adekuate ndaj dy administruesve.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë në këto vende

“Lidhur me mosrespektimin e udhëzimeve gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë marrë masat adekuate ndaj 2 administruesve, ndërsa nxënësve të cilët kanë përdorur telefonin celular dhe që janë evidentuar nga administruesit do t’u llogariten vetëm pikët nga lëndët në pjesën e parë të testit”, u tha nga ministria.

Ndërsa sa i përket arritshmërisë në këto teste, në pjesën e parë arritshmëria ishte me rezultate të ngjashme nëpër lëndë, por më së tepërmi pikë nxënësit kishin pasur në gjuhën angleze.
Madje përqindja ishte më e lartë sesa në gjuhën shqipe.

Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi:

57.5 74.1 42.1 50.5 54.4

Kurse arritshmëria në pjesën e dytë të testit ishte kësisoj:

Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi, Biologji:

46.8 52.1 45 41.3 51.2 47.1

Arritshmëria mesatare e testit në kuadër të gjithë Kosovë ishte saktësisht : 50.75 për qind.

E nga ministria përkatëse nuk kanë dashur të përgjigjen nëse ekziston mundësia që ndër vite kjo mënyrë e testimit të largohet.

Këta të fundit nuk janë përgjigjur fare në atë se çfarë parashihet të bëhet në këtë kuadro, në mënyrë që rezultati i nxënësve të mos jetë i varur vetëm nga këto dy testime.

E shpërndarja e këtyre testeve në rrjetet sociale, e ka bërë edhe më pak të besueshëm rezultatin final.

Reagime të shumta ka patur edhe nga profesorë, e njohës të çështjeve të arsimit të cilët kanë kërkuar ose të rregullohet kjo formë e testimit apo të ketë më tepër kontrolle në mënyrën se si realizohet ai.

Deri në një vendim krejtësisht ndryshe nga ky, nxënësit maturantë do të vazhdojnë të jenë të obliguar të jenë pjesë e këtyre testeve në mënyrë që më pas të vendosin nëse do t’u futen studimeve universitare apo jo.

Lexo edhe:  Nol Dedaj e quan “klloshare” Rizvanollin pasi e shkarkoi, i bie pishman dhe e editon postimin