“Ki me jep llogari, maje nmen”, kërcënohet me jetë gazetari Vehbi Kajtazi
Gazetari Vehbi Kajtazi është kërcënuar në rrjetet sociale, ai ka pranuar kërcënime në rrjetin e tij social Facebook.
“Ki me jep llogari, maje nmen”, ishin kërcënimet nga profili “Ed Be” në drejtim të Kajtazit.
“Sot gjate gjithe dites ne, në Paparaci kemi raportuar per nje bande te rrezikshme e cila u ka vene haraç bizneseve ne Peje dhe kishte planifikuar vrasje. Fale Policise dhe Prokurorise Speciale kater prej tyre jane arrestuar. Si duket nuk eshte arrestuar krejt grupi. Te pakten nje orej tyre eshte i lire. Ky person i quajtur Edi Belegu, po kercenon me vrasje nese nuk fshihet videoja e njerit prej te arrestuarve. Me besim te plote ne Policine e Kosoves, pres qe edhe ky vrases potencial te perfundoje para drejtesise”, thuhet në postimin e Kajtazit ku është bashkangjitur edhe biseda.