Sulmon gruan për shkaqe xhelozie, arrestohet burri nga Obiliqi

Policia ka njoftuar se është arrestuar një burrë nga Obiliqi pasi që i njëjti për shkaqe xhelozie ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00.

Raporti i plotë:

“Obiliq 19.07.2023 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkaqe xhelozie ka ushtruar dhunë psikike dhe  fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Lexo edhe:  Ky është personi që dyshohet se e rrëmbeu borxhliun në Prishtinë, përfundon në ndalim policor