“Kurti po u kërkon shqiptarëve në Gjermani të votojnë miqtë e Putinit dhe Vuçiqit”, kur Gërvalla kritikonte shefin e saj

Kryeministri i Kosovës, gjatë vizitës në Bernë të Zvicrës takoi 30 kandidatë shqiptarë, nga pothuajse secila parti politike, të cilët do të garojnë për ulëse në Këshillin Kombëtar të Zvicrës, që do të mbahen më 22 tetor. Derisa Kurti vazhdon endjet e tij poshtë e lartë në shtete të ndryshme, dhe tregon se kush kë duhet ta votoj, ju rikujtojmë një shkrim të tash ministres të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila kishte kritikuar veprimet e Kurtit sa i përket përzierjes në punët e brendshme të një shteti të huaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministrja Gërvalla, vite më parë kishte kritikuar po në Facebook partinë në listën e të cilës garoi në zgjedhjet e vitit 2021. Ajo madje ishte tallur me ta duke thënë se nuk ka nevojë që “VV t’u tregojë shqiptarëve të Gjermanisë së kë të votojnë”.

“Hahahahaha. VV të gjitha sfidat në Kosovë i paska kry e tash po na tregon se kë duhet të votojnë shqiptarët në Gjermani. Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t’jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë ‘Die Linke’”, kishte shkruar Gërvalla më 23 shtator në 2017.

Pra, sipas Gërvallës, Vetëvendosja po bënte fushatë për “miqtë e Putinit dhe Vuçiqit” në Gjermani, parti të cilat “përcillnin mesazhet e Sllobodan Millosheviqit në parlamentin gjerman më 1999”.

“Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar. Votoni partitë tradicionale, ato që përkrahën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe jo partnerët e VV, të cilët në vitin 1999, në kohën kur bota e civilizuar kërkonte zgjidhje për Kosovën dhe qytetarët e saj, shkonin dhe takoheshin me xhelatin Milloshevic dhe përcillnin mesazhet e tij në parlamentin gjerman”, shkruante Gërvalla.

Lexo edhe:  Çka tha serbja e parë që u qortua nga Policia e Kosovës për targat ilegale?

“Në fakt, edhe ky koment i imi është krejt i panevojshëm, sepse ju të gjithë këtu keni qenë dhe i keni ndjekur zhvillimet e atëhershme dhe ato të tanishmet, por ja që thirrja publike e VV ngacmon dhe të detyron mos ta përmbash veten dhe të shprehesh doemos”, shkruante mes tjerash Donika Gërvalla.

Në rast se Gërvalla e shlyen atë postim, po e postojmë këtu në screenshot: