Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa studentore për të rinjtë e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga PDK 131, Bedri Hamza ka mbajtur takim me studentët, tek potenciali i të cilëve ai tha se beson.

Hamza tha se çdo vit, 25 milionë euro gjatë Qeverisjes së tij do të ndahen si bursa studentore për të rinjtë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Unë besoj te potenciali i studentëve tanë. Çdo vit, 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa studentore për të rinjtë e Kosovës. Ata do të studiojnë, punojnë dhe do ta ndërtojnë karrierën e tyre në vendin tonë.

Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare.

Lexo edhe:  Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë