Mashtruan për peshën e bukës, Inspektorati gjobitë tetë furra

Tetë furra të bukës në Gjilan dhe Pejë janë gjobitur nga Inspektorati Qendror i Tregut.

Ministria e Tregtisë ka njoftuar se këto gjoba janë shqiptuar pasi tri bizneseve nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës dhe ndaj pesë të tjerave të cilat kishin peshoret e paverifikuara.


“Janë shqiptuar gjoba ndaj 3 bizneseve të cilave nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës si dhe ndaj 5 bizneseve të cilat kishin peshoret e pa verifikuara“, thuhet në njoftimin e tyre.

Lexo edhe:  “S’kqyri sa pare i harxhoj”, i riu mërgimtar ‘çmendet’ pas këngëtareve shqiptare