Të shtëna me armë zjarri në Prizren, plagosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur mbrëmë në Prizren.
Dy persona janë plagosur nga këto të shtëna me armë zjarri për të cilat janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, rreth orës 02:00 në rrugën “Transit ii ri” në Prizren disa persona të dyshuar janë takuar në parkingun e një pike të shitjes së derivateve.

Të dyshuarit menjëherë pas takimit kanë filluar të fjalosen dhe së paku një person ka shkrepur armën e zjarrit në drejtim të të dyshuarve të tjerë.

“Pas shkrepjes së armës persona të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes e dy nga ata kanë kërkuar ndihmën e mjekut në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit. Me kohë janë njoftuar Sektori i Hetimeve të stacionit dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe kanë mbledh provat dhe dëshmitë. Dy nga të dyshuarit gjinden në trajtim mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim”, thuhet në njoftim.

Policia gjatë natës ka bërë identifikimin e personave të përfshirë në rast, janë kryer kontrolle në disa vende, tre armë zjarri- pistoleta dhe dy automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

“Sektori Rajonal i Hetimeve I Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke e hetuar rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si Vrasje në tentative dhe Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”

Lexo edhe:  Trepça e largon nga puna edhe një punëtor