“Dyshohet për pengim të drejtësisë, ndikim te dëshmitarët”, Haxhi Shala dërgohet në Hagë

 

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant Topi, është dërguar në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Xhevdet Smakiqi, i cili bëri të ditur se për çka dyshohet ai.

“Haxhi Shala është nisur në mëngjes për në Hagë. Ai dyshohet për pengim në drejtësi, ndikim te dëshmitarët”, tha ai.

Ai u arrestua dje pasi Specialja kreu bastisje në pronat e tij dhe atë e dërgoi në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.

Se ka kryer operacione dje e kanë konfirmuar edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të tjera”, thuhet në përgjigjen e ZPS’së për Express.

Lexo edhe:  Këta janë dy shoferët me më së shumti gjoba, njërit i është ndaluar vozitja deri në vitin 2039 e tjetrit deri në 2035