“Ju bëjmë thirrje nga Shteti Islamik” – mesazhi kërcënues ndaj Pacollit, përmendet çështja pronësore e babait të saj me 90-vjeçarin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është kërncënuar nga një person. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar vetë deputetja.

“Po, është e vërtetë. Rastin e kam raportu në Polici”, u shpreh shkurt ajo.

Së fundmi, emri i deputetes u lakua në media pasi u publikuan një seri storjesh me rrëfimin e një 89 vjeçari me të cilin babai i Pacollit ka një kontest gjyqësorë shkaku i disa ari tokë të blera nga një serb, ish-banor i Kosovës para luftës.

Ismail Veliu, rreth të 90’ve, ankohet qe disa ditë për presionin e kërcënimet që, sipas tij, ia kanë bërë familja e Fitore Pacollit.

Veliu në një seri storjesh me video të publikuara nga “Nacionale” ka deklaruar se kërcënimet që i ka marrë nga familjarët e deputetes së VV-së ishin të rënda, madje edhe kërcënime me vdekje.

“Veç je plak se pa t’mbytë dru s’e kisha lanë”, ishte kërcënimi që e ka deklaruar Veliu ta ketë marrë gjatë kohës sa është në kontest gjyqësorë më babain e Fitore Pacollit, për disa ari tokë të blera nga një serb, ish-banor në Kosovë para luftës

Veliu, edhe disa dëshmitarë të tjerë kanë rrëfyer se toka e kontestuar është pronë e 89 vjeçarit, e jo e familjes Pacolli.

 

Lexo edhe:  Borrelli kërkon urgjent që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet: Të ketë marrëveshje para datës 21 nëntor