Sot pritet të lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit

Sot pritet të lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit që pas sulmit terrorist të nëntorit që la të dëmtuar një pjesë të këtij kanali.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, transmeton lajmi.net.

“Sot edhe zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e Ibër Lepencit, pas sulmit terrorist që ndodhi në kanal.

Jam i gëzuar dhe falënderues për të gjithë ata që kontribuan drejtëpërdrejt që kanali të sanohet dhe për asnjë moment qytetarët të mos mbesin pa rrymë e ujë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Ish njësiti special i UÇK-së nën komandën e Bekim Shytit shtrojnë iftar në kullën e Oshlanit - mysafir ishte edhe gjenerali Rrahman Rama